Vijon i qetë procesi zgjedhor në Tercë, nga gazetarët tanë në terren raportojnë se numri i votueseve vazhdon gjithnjë e në rritje dhe deri në orën 12:30 numri i tyre ka qenë 211 votues ose 29.5%.
Në krahasim me zgjedhjet e 11 dhjetorit, pjesëmarrja është më e lartë deri në orën e raportuar.
****************
Procesi i votimit në Tearcë vazhdon, dalja e qytetarëve është në rritje. Deri në orën 11:30, sipas të dhënave të grumbulluara, kanë dalë afërsisht 20% e banorëve me të drejtë vote. Numri i tyre është 157.
Po ashtu, nga raportimet nga terreni mësohet se procesi vijon në mënyrë të qetë, dhe ndiqet rreptësisht jo vetëm nga mediat, përfaqësiesit ndërkombëtarë, por edhe vetë eksponentë të politikës.
****************
Procesi i votimit në Tearcë u ndërpre për rreth 15 minuta, për shkak të problemeve të paraqitura me llambën ultra-vjollcë. Problemi u konstatua menjëherë nga Komisioni i vendvotimit, i cili ndërhyri për ndërrimin e saj.
Vendvotimi u mbyll për 15 minuta deri sa u zëvendësua llamba .Llambat ultra-vjollcë shërbejnë për të vërtetuar nëse qytetarët kanë votuar më parë apo jo.
**************
Në vendvotimin 2011 në Tearcë po përsëritet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Vendvotimi 2011 në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” u hap që në orën 7, ndërsa votimi duhet të përfundojë në orën 19:00.
Në Listën zgjedhore në këtë vendvotim janë regjistruar gjithsej 714 votues. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mori vendim për përsëritjen e votimit në Komunën e Tearcës, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Rivotimi i sotëm mund të ndikojë në numrin e mandateve të fituara. Më 11 dhjetor në votim kishin dalë 404 qytetarë me të drejtë vote, prej të cilëve 91 kishin votuar për VMRO-DPMNE-në, 87 për LSDM-në, 65 për Besën, 64 për PDSH-në, 53 për BDI-në, 25 për Aleancën për Shqiptarët dhe nga një për Maqedoninë dhe për Koalicionin për
Ndryshime dhe Drejtësi – Blloku i Tretë. Në Njësinë zgjedhore 6 sipas rezultateve Þllestare të KSHZ-së, më shumë vota 40.599 Þtoi
BDI-ja, pastaj pason VMRO-DPMNE-ja me 26.135, LSDM-ja me 25.828, Besa me 25.054, Aleanca për Shqiptarët 17.970, PDSH-ja 16.225, VMRO për Maqedoninë 919 dhe Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi – Blloku i Tretë 239.
Sipas votave të Þtuara, më shumë deputetë, gjegjësisht 6 Þtoi BDI-ja, VMRO-DPMNE-ja 4, Besa 3, LSDM-ja 3, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja 2.
*********
Zgjedhjet në Tearcë monitorohen nga të gjithë vëzhguesit dhe gazetarët, të cilët janë akredituar javë më parë nga KSHZ-ja. Organizatat joqeveritare MOST dhe CIVIL kanë njoftuar që vëzhguesit e tyre tashmë janë në terren dhe monitorojnë situatën me vëzhgues individual dhe ekipe mobile dhe ftojnë qytetarët të paraqesin çdo parregullsi zgjedhore me të cilën do të përballen.