Zgjedhjet në Tearcë u vunë në shënjestër të tymnajave për blerje votash, qysh një natë më parë. Por pavarësisht se në rrjetet sociale shkruhej për tentativa të blerjes së votës, nga policia mohojnë të gjitha zërat për akte të tilla.
Zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski tha për ALSAT se zërat për arrestimin e dy personave një natë më parë për blerje votash, nuk janë të vërtetë Sipas Josifovskit, gjatë natës së mbrëmshme ka pasur një denoncim, por gjatë hetimit të 4 policisë, nuk u konstatua tentativë e tillë për blerje votash.
“Mbrëmë rreth orës 18:00, një person nga Tearca denoncoi në Stacionin Policor të Tetovës, një rast për manipulim zgjedhor. Menjëherë pas denoncimit, Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës doli në terren, duke marrë masat adeguate. Pas marrjes në pyetje edhe të personit që bëri denoncimin, Policia doli në konkluzionin se nuk ka elemente për një vepër të tillë penale. Pra nuk kemi persona të arrestuar e as të ftuar në biseda informative deri në këtë moment. Do të thotë nga ajo që kemi ndërmarrë gjatë ditë së djeshme, parasëgjithash nga biseda me personin që ka denoncuar rastin, nuk janë konstatuar elemente të veprës penale, kështuqë nuk ka elemente për procedurë të mëtejme”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i
SPB, Tetovë. Mbrëmë u njoftua në media dhe rrjete sociale se një banor i Tearcës me inicialet Sh.E kishte denoncuar tentativat për manipulim zgjedhor, kundrejt një shume nga 100 deri në 500 euro për votues, për të mos dalë në zgjedhje.
Madje u përfol se dy persona ishin ndaluar, me 100 mijë euro që i posedonin në momentin e tyre të ndalimit.
Data 11.02.2025
Aktuale
- Korrupsioni në RMV! Mickoski: Rënia është pasojë e qeverisjes së kaluar – LSDM: Qeveria e DPMNE-së dështoi në luftën kundër korrupsionit!
- Një i vrarë dhe 2 të plagosur në incidentin në Çair, 4 të arrestuar
- Zhvatën gjyshin e tyre! Si dy vëllezërit tentuan të vrisnin xhaxhain dhe të atin me kallashnikov pas zbulimit të mashtrimit! Të rinjtë të dyshuar të përfshirë në…
- Mickoski do të propozojë që supermarketet në ueb faqet e tyre t’i publikojnë çmimet e produkteve
- “Edhe tri gra nëse i marr…”, “Gruaja e shtatë…” – Gjesti e Egli diskutojnë për raportin e tyre me Gertën
- Edi Rama: Erion Veliaj nuk do të shkarkohet! SPAK ka dalë nga shinat!
- Spasovski: Institucionet duhet ta forcojnë sistemin për sigurinë në komunikacion dhe në shkolla
- Janevska: Është krijuar aplikacion nëpërmjet të cilit prindërit do të ndjekin progresin arsimor të fëmijëve të tyre