Pasi kanë arritur në takimin e organizuar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti për të bashkuar partitë shqiptare duke i ulur ato në një tryezë e duke shënuar kështu një moment historik, liderët shqiptarë janë ulur për të biseduar e për të dalë nga takimi me një qëndrim se si të shkohet në koalicion me bllokun maqedonas.
Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetarja e partisë Teuta Arifi ka pritur Ziadin Selën, Gëzim Ostrenin e Vesel Memedin ndërkohë që sapo ka nisur takimi i cili është i mbyllur për mediat derisa në fund të gjithë liderët do të dalin në një konferencë për shtyp lidhur me vendimet e mara.
Ndërkohë në anën tjetër këtij takimi i kanë thënë ”Jo” nga Lëvizja Besa dhe PDSH-ja.
Pas përfundimit të këtij takimi pritet që liderët të prononcohen për mediat.