Banorët e Tearcës sot do të kenë edhe një mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar. Vendvotimet janë hapur në ora shtatë, ndërsa në këtë rajon vërehet prani e shtuar e policisë. Madje në mes fshatit Sllatinë dhe Leshkë, tashmë disa ditë me radhë është e pranishme një patrullë policore nga Stacioni për siguri në komunikacionin rrugor. Po ashtu një patrullë policore gjithnjë kontrollon automjetet në hyrje të fshatit Përshefcë. Banorët e kësaj ane që dëshirojnë të ngelin anonim, thonë se krahas policisë së rregullt vërehen edhe inspektorë të policisë dhe pjesëtarë të njësive speciale. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se prezenca e përforcuar policore , është në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për zbatimin e qetë dhe të sigurt të rivotimit, që do të realizohet në një nga vendvotimet e këtij vendbanimi në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Data 01.01.2026
Aktuale
- Presidentja Siljanovska-Davkova viziton pjestarët e ARM-së
- Si është gjendja e rrugëve dhe në pikat kufitare
- Temperatura deri në -13°C shënojnë ditën e parë të vitit 2026 në Maqedoninë e Veriut
- Ekonomia botërore mes riorganizimit dhe rrezikut financiar
- Aksident i rëndë në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën 3 të rinj! E plagosur rëndë edhe një vajzë
- “Vit sfidues!”- Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time, padrejtësisht nuk më është dhënë mundësia t’u jem sonte pranë
- Azir Aliu: Arkitektura e besimit në shëndetësi
- Ilir Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Le të jetë 2026 viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë dhe ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë

