
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me erë të dobët veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 9 deri minus 1, ndërsa e ditës prej 7 deri 13 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus 7, ndërsa e ditës do të ngritet deri 9 gradë.
Nga e diela do të ketë rritje të vranësirave, megjithatë moti do të jetë i qëndrueshëm me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura ditore nuk do të ketë ndryshime të mëdha.