Do të ndodhë ose jo takimi historik i të gjitha partive politike shqiptare në një vend? Është kjo një pyetje e cila ka shquajtur kurreshjten e opinionit shqiptarë në Maqedoni, pas ftesës që kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë partive politike për një takim të përbashkët nesër në ora 13:00 në Aleksandar Palace.
Deri tani kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht vetëm përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa Lëvizja BESA dhe PDSH ende nuk janë prononcuar për takimin në fjalë.
Mirëpo nga informatat të cilat ka siguruar portali Almakos nga burime të brendshme të Lëvizjes BESA, thuhet që me shumë gjasë nuk do të pranojnë të ulen në tavolinën e bisedimeve me përfaqësues të BDI-së.
Ndryshe sipas politikologut Murat Aliu, kjo ftesë në parim ka elementet e saja positive, megjithatë është e vonuar në aspektin kohorë.
“Sa i përket ftesës së BDI-së për partitë tjera politike shqiptare, më duhet të them se në parim është diçka pozitive, por vonuar nga aspekti kohorë. Ndoshta BDI është dashur që këtë ftesë të bëj më herët me qëllim të unifikimit të qëndrimeve dhe hartimit të një platforme mabrëkombëtare me të detajuar dhe me të qartë. Por sidoqoftë vlersojë dhe mendoj se të gjithë partite politike shqiptare për hirë të kauzës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni duhet t’i përgjigjien kësaj ftese të kryetarit të BDI-së, por natyrishtë duke i parashtruar kushtet dhe agjentën e tyre politike dhë në këtë mënyrë t’i hartojnë hapat e ardhëshme dhe linjat e kuqe sa i përket interesave të shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi për Almakos, Murat Aliu.
Nga ana tjetër sipas analistit politik, Albert Hani, ky proces nuk duhet të përvetësohet por duhet të jetë inkluziv.
“Rrezikon të dështojë takimi nëse vazhdohoet në atë mënyrë të krijohet dijalog politik. Asnje parti poliltike nuk don që të jetë e dyta, të nënçmohet. Procesit i duhet ndermjetësues, ndonje person ose institucion me reputacion dhe jo parti politike e cila do që të përfitoj poena polotike”, deklaroi për Almakos, Albert Hani.
Derisa sipas sociologut Ali Pajaziti, ky takim nga intervista e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani ka bërë që të mësojmë se takimi i së nesërm do të jetë lidhur me “situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit”, gjë që e bën këtë takim si informativ dhe pa ndonjë agjendë konkrete. Dhe kjo sipas Pajazitit mund të jetë një takim pozitiv por pa përmasa serioze, ngaqë mungon të paktën një mini dokument i cili do të prezantone idetë dhe platformën e përbashkët e gjitha partive politike para koalicionimit me partitë maqedonase për formimin e qeverisë.
“Kur e kemi parasysh se sa serioze është gjendja politike në vend dhe çfarë tendosjeje ekziston në këtë periudhë të mjegullt me rezultate shumë të përafërta në bllokun maqedonas, me mundësi ndryshimi, dhe me një tabllo interesante te shqiptarët, ku partia dominante një dekadë e gjysmë është më kredibilitet të thyer, organizimi i një takimi të tillë duket pozitiv, por mungesa e një mini dokumenti me disa pika është një huqje e madhe, një pasqyrë e qartë se si bëhet politika tek ne. Mjeshtrit e politikëbëries së partisë së “madhe” do duhej që të mos ia linin rrafshin informativ dhe sipërfaqësor këtë takim të parë, do duhej të kishte gjëra konkrete mbi tavolinë. Kjo është kërkesa konkrete e një subjekti serioz që pretendon të jetë amza e politikës shqiptare. Kjo krijon dilema te partitë tjera, aritmetika të shumta dhe fiskulturë mendore, teoretizime konspirative etj. Të shpresojmë që ky takim të jetë një nismë e mirë për fillimin e një epoke të re politikës shqiptare ndër ne, të figurave të reja, të politikës me rezon, me duar të pastra dhe me nivel kulturor. Ancien regime ka marrë fund, kthim prapa s’ka. Kush ka lënë fytyrë dhe nuk ka bagazh negativ duhet të vazhdojë, kush e ka harxhuar kreditin e kredibilitetit duhet të tërhiqet vetë dhe të bëjë ndonjë punë që di ta bëjë më mirë. Të sgpresojmë që qëllim është fisnik dhe konstruktiv”, deklaroi për Almakos, Ali Pajaziti./Almakos