Mirëpo iniciativa e Ahmeti ka humbur dukshëm në peshë, pas paraqitjes së informacioneve nga burime partiake në BDI-së, se larg syve të opinionit, por edhe larg syve të anëtarësisë partiake, kjo parti ka filluar kontaktet e para me VMRO-DPMNE-në. Këto burime kanë thënë për gazetën Lajm se takimi i parë është realizuar parmbrëmë në ora 23, në diskrecion të madh në një lokal në Shkup
BDI brenda këtyre ditëve pritet edhe zyrtarisht të dërgojë ftesa deri përfaqësuesit e partive tjera shqiptare, që të ulen në një masë të përbashkët për të ndërtuar qëndrim
“Ftesat do të adresohen edhe në selitë e partive, por do të bëhet edhe në mënyrë publike. Jemi duke caktuar detajet e fundit dhe vendin ku do të mbahet takimi”, njoftojnë nga BDI. Tani për tani partia e Ahmetit nuk ka ndonjë indikacion paraprak se cila parti mund të pranojë, e cila të refuzojë iniciativën.
A kanë filluar kontaktet VMRO-BDI
Mirëpo iniciativa e Ahmeti ka humbur dukshëm në peshë, pas paraqitjes së informacioneve nga burime partiake në BDI-së, se larg syve të opinionit, por edhe larg syve të anëtarësisë partiake, kjo parti ka filluar kontaktet e para me VMRO-DPMNE-në. Këto burime kanë thënë për gazetën Lajm se takimi i parë është realizuar parmbrëmë në ora 23, në diskrecion të madh në një lokal në Shkup.
Burimi jonë thotë se takimi është realizuar mes dy bashkëpunëtorëve të afërt të Gruevskit dhe Ahmetit, prandaj supozon se kryetarët e këtyre dy partive kanë njohuri. Edhe pse mban post relativisht të lartë në BDI, ai është i vetëdijshëm se kjo do të reflektohet negativisht në bashkëpunimin mes partive shqiptare, për të cilin deklarativisht po angazhohet BDI-ja.
“Deri sa kryetari jonë po bën apel për bashkim të partive shqiptare, bashkëpunëtorët e tij më të afërt kanë filluar negociata me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së. takimi është realizuar mes dy figurave që shpesh dëgjohen duke biseduar mes veti edhe te ‘bombat’ e publikuara nga Zaevi”, thotë ky burim partiak, që insiston të mbetet anonim.
Burime partiake vlerësojnë se temë kryesore e takimit duhet të ketë qenë Tearca, respektivisht ndihma që BDI mund të ja ofrojë VMRO-DPMNE-së që të mos humbë deputetin e rrezikuar në njësinë numër 6 dhe të ruajë përparësinë 51:49 ndaj LSDM-së. ky takim, sipas tyre do të jetë uverturë në bisedat për koalicion qeveritar, sepse si duket VMRO dhe BDI nuk e kanë ndërmend ta ndërprejnë “jaraninë” tetëvjeçare as pas 11 dhjetorit.
Nga BDI rrallëherë prononcohen në pyetjet e Gazetës Lajm. Sidoqoftë ne mbetemi të hapur për reagim eventual të tyre.
Meqë për këto informacione nuk ka reagim zyrtar nga BDI edhe përfaqësuesit e partive tjera shqiptare komentojnë vetëm jozyrtarisht.
Nga Lëvizja BESA me skepticizëm e shohin iniciativën e Ahmetit, duke vlerësuar se në këtë mënyrë kryetari i BDI-së po bën tentim të tejdukshëm për të rikthyer rejtingun e tij të dëmtuar pas humbjes së 70 mijë votave në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Ndërkaq, burime nga Aleanca për Shqiptarët, jozyrtarisht thonë se posedojnë informacion për së paku një takim mes Musa Xhaferit të BDI-së dhe Sasho Mijallkovit të VMRO-DPMNE-së, lidhur me bashkëpunimin e mëtutjeshëm të këtyre dy partive. Nga APSH thonë se nëse konfirmohen këto informacione, atëherë do të ishte e kotë ulja në një tavolinë me Ahmetin. Vetëm nga PDSH tani për tani nuk ka komente zyrtare e as jo zyrtare për iniciativën e Ahmetit
Shqiptarët preferojnë koalicion me Zaevin
Edhe pse nuk është e sigurt se cila parti politike do të merr mandatin për formimin e qeverisë së re, partitë tashmë kanë filluar të bëjnë llogaritjen se me cilën do të koalicionojnë.
Është e qartë se qeveria e re nuk mund të përbëhet nëse nuk përfshihen edhe partitë politike shqiptare, dhe në këtë kontekst, CIVIL Media, ka anketuar qytetarët e Shkupit se: me cilën parti duhet të koalicionojnë partitë shqiptare? Pothuajse të gjithë janë përgjigjur se më mirë për qytetarët shqiptarë dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, nëse formohet qeveria e re do të ishte e përbërë nga kryetari i opozitës, Zoran Zaev, me pjesëmarrje edhe të partive shqiptare.
‘Partitë politike shqiptare duhet të koalicionojnë me Zoran Zaevin, sepse ai mendon mirë për të gjithë qytetarët dhe nuk bën ndarje’, tha njëri nga anketuesit.
‘Me OBRM-PDUKM ishim 15 vite dhe asgjë nuk fituam, tani duhet ‘provojmë fatin’ me Zaevin’, ka deklaruar një tjetër qytetar.
Disa nga të anketuarit edhe pas kamerave të CIVIL thanë se frikësohen publikisht ta thonë mendimin e tyre, pse mund të kenë pasoja. Por, ata thonë se duhet të përfundojë politika nacionaliste dhe të gjithë të jetojnë së bashku pa dallim etnike dhe religjioze. (a.h.)