Organizata sindikale e “Jugohrom Alzar” nga Jegunoci sot do të dorëzojë letër-urgjencë deri te Komisioni shtetëror për vendosje në shkallë të dytë pranë Qeverisë së Maqedonisë me të cilën kërkohet që ai pozitivisht t’u përgjigjet ankesës kundër shkyçjes të paarsyeshme të kombinatit nga puna. Në letrën deri te Komisioni i shkallës së dytë menjëherë do ta shfuqizojë vendimin e marrë nga ana e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor për shkyçje të furrave të “Jugohrom Alzar”-it. Në qoftë se komisioni, siç thuhet në kumtesë, nuk shfaq ndjenjë për realitetin nga 1 janari i vitit 2017, 700 të punësuar dhe familjet e tyre do të mbeten pa ekzistencë themelore. Organizata sindikale e “Jugohrom Alzar”, në letrën, insiston që edhe institucionet shtetërore të bëjnë analizë e cila me të vërtetë e ndot Tetovën dhe se sa është përqindja e materieve të cilat lëshohen nga kombinati, ndërsa ekipi i menaxhimit me dinamikë edhe më të shpejtë të vazhdojë me ndërtim të sistemit të filtrimit.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja
- Bajram Rexhepi së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal të Tetovës
- Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak
- Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven