Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski është gjithnjë e më nervoz për shkak të humbjes së mundshme të pushtetit, shkruan gazeta austriake Standard në analizën post-zgjedhore për situatat në Maqedoni. Thaçi mendohet, ndërsa Mijallkov është truri i regjimit, transmeton Dojçe Vele.
Ankesat para KSHZ-së dhe rrezikimi i mundshëm i fitores së ngushtë në zgjedhjet, krijon frikë tek VMRO-ja nga humbja e pushtetit, shkruan Standard. Shkak për atë vlerësim, është siç shkruan gazeta është “fjalimi nervoz i Gruevskit të shtunën”.