Edhe pse nuk është e sigurtë se cila parti politike do të merr mandatin për formimin e qeverisë së re, partitë tashmë kanë filluar të bëjnë llogaritjen se me cilën do të koalicionojnë.
Është e qartë se qeveria e re nuk mund të përbëhet nëse nuk përfshihen edhe partitë politike shqiptare, dhe në këtë kontekst, CIVIL Media, ka anketuar qytetarët e Shkupit se: me cilën parti duhet të koalicionojnë partitë shqiptare? Pothuajse të gjithë janë përgjigjur se më mirë për qytetarët shqiptarë dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë në përgjithësi, nëse formohet qeveria e re do të ishte e përbërë nga kryetari i opozitës, Zoran Zaev, me pjesëmarrje edhe të partive shqiptare.