Larg syve të opinionit, por edhe larg syve të anëtarësisë partiake, BDI ka filluar kontaktet e para me VMRO-DPMNE-në, njofton për Gazetën Lajm një burim i lartë nga partia “integriste”. Sipas tij, takimi i parë është realizuar mbrëmë në ora 23, në diskrecion të madh në një lokal në Shkup.
Burimi jonë thotë se takimi është realizuar mes dy bashkëpunëtorëve të afërt të Gruevskit dhe Ahmetit, prandaj supozon se kryetarët e këtyre dy partive kanë njohuri.
“Deri sa kryetari jonë po bën apel për bashkim të partive shqiptare, bashkëpunëtorët e tij më të afërt kanë filluar negociata me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së. takimi është realizuar mes dy figurave që shpesh dëgjohen duke biseduar mes veti edhe te ‘bombat’ e publikuara nga Zaevi”, thotë ky burim partiak, që insiston të mbetet anonim.
Burime partiake vlerësojnë se temë kryesore e takimit duhet të ketë qenë Tearca, respektivisht ndihma që BDI mund të ja ofrojë VMRO-DPMNE-së që të mos humbë deputetin e rrezikuar në njësinë numër 6 dhe të ruajë përparësinë 51:49 ndaj LSDM-së. ky takim, sipas tyre do të jetë uverturë në bisedat për koalicion qeveritar, sepse si duket VMRO dhe BDI nuk e kanë ndërmend ta ndërprejnë “jaraninë” tetëvjeçare as pas 11 dhjetorit.
Nga BDI rrallëherë prononcohen në pyetjet e Gazetës Lajm. Sidoqoftë ne mbetemi të hapur për reagim eventual të tyre gjatë ditës.
Data 02.06.2025
Aktuale
- Përleshje me thika para një palestre në Çair – dy vëllezër të plagosur, një substancë e dyshimtë e gjendet në vendngjarje
- “I torturuan dhe pastaj i pushkatuan, rrobat i sollën me gjak”- rrëfimet e djemve të Teme dhe Tahir Sejkos! Dënimi i grupit çam më ‘61, katër pjesëtarë të familjes që u ekzekutuan janë pa varr
- Microsoft investon 400 milionë dollarë në Zvicër për të avancuar inteligjencën artificiale dhe shërbimet në cloud
- Janevska: Ekipi i Ministrisë së Arsimit nesër do ta vizitojë shkollën në Nerovë
- Çmimet e karburanteve pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari
- “Shqipëria po bëhet destinacion i natyrës dhe aventurës”- Rama: 867 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në 4 muajt e parë të vitit
- PLD-ja do të dorëzojë propozim: Maqedonia e Veriut me një njësi zgjedhore
- Paga minimale 500 euro, “E Majta” paralajmëron ndryshime ligjore