Banorët e Gostivarit të cilët kanë votuar në vendvotimin 0396/1 ku KSHZ konstatoi parregullsi nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Administrative për mos përsëritje të votimit në këtë vendvotim. Ata kërkojnë që Administrativja të rishqyrtojë edhe një herë vendimin.
“Duhet të rivotohet përsëri, sa do të ketë ndikim ajo nuk e di a do të votohet vetëm në këtë vendvotim apo n ë gjithë zonën nuk e di. Nëse rivotohet përsëri atëherë votat do jenë ndryshe nga se ishin”.
“Dëshirojmë të votohet edhe njëherë sepse zgjedhjet kanë qenë të parregullta me siguri. Nuk pajtohemi me gjykatën Administrative, pajtohemi që të rivotojmë”.
“Kërkojmë rivotim edhe atë 100% rivotim, te kjo lagja veçanërisht duhet të rivotohet edhe njëherë”.
“Ne si qytetar kërkojmë të votohet prapë, ku duhet të votohet le të votohet përsëri”.
Ankesa e Lëvizjes Besa kishte të bëjë me atë se në vend të banores Fatime Sulejmani, të drejtën për të votuar në emër të saj paraprakisht e kaishte shfrytëzuar tjetër qytetare. Në këtë vendvotim ditën e zgjedhjeve VMRO DPMNE mori 74 vota, PDSH 24, BDI 107, LSDM 102 vota, ndërsa lëvizja Besa 48 vota.