Aparatet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Shkup mbrëmë kanë shfaqur shifra alarmante për praninë e grimcave PM10. 981 mikro gram në metër kub ka shfaqur stacioni matës tek Rektorati, ndërsa 559 në lagjen Lisiçe. Nga Instituti për Shëndet Publik, thonë se kjo është pasojë e ndërtimeve të shumta dhe urbanizimit të qytetit, numrit të madh të automjeteve, por edhe ngrohja me drunj gjatë periudhës së dimrit. Megjithatë, theksohet se problemi është shumëdimensional, andaj edhe qasja drejt zgjidhjes së problemit duhet të jetë e tillë. Nga Instituti për Shëndet Publik apelojnë që gjatë periudha kur ka ndotje ekstreme të ajrit, të shmanget qëndrimi jashtë, apo të përdoren maska për frymëmarrje.
Data 17.12.2025
Aktuale
- Mjegull në disa rrugë, komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje
- Shisnin drogë tek të rinjtë në dy qytete, Prokuroria e Sarandës dërgon në gjyq 16 persona
- Ageler: Në Qeveri dhe në gjyqësor ekzistojnë njerëz të cilët janë sinqerisht të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit
- Temperatura nën zero në shumicën e qyteteve
- Kali dhe taksimetri
- VLEN: Kriza e besimit në drejtësi solli ndërprerjen e funksionit të kryeprokurorit
- Debat edhe për motin – 20 gradë, demantohet zyrtari i ASHNA për temperaturat që do të mbizotërojnë!
- Ratifikimi i Marrëveshjes për tunelin hekurudhor ndërkufitar me Bullgarinë para deputetëve

