Edhe shtatë muaj taksistët kanë afat për të instaluar GPRS pajisje. Siç ka bërë të ditur Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), Qeveria ka vazhduar afatin për vendosjen e pajisjeve të tilla fiskale.
“Taksistët lirohen nga obligimi për shfrytëzim të sistemit të integruar deri më 1 korrik 2017. Kjo donë të thotë se për të gjithë taksi transportuesit shtyhet afati për vendosjen dhe regjistrimin e aparaturave fiskale me pajisje GPRS deri më 1 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e DAP-it.