Në rrjetet sociale kanë qarkulluar porosi të qytetarëve të Tearcës, të cilët kanë shkruar postime se “po del që çelësi për formimin e Qeverisë së ardhshme është tek Tearca dhe jo tek BDI e Ali Ahmeti”.
Këto porosi janë shoqëruar me thirrjet që duhet bërë mirë kalkulimet se ku duhet të kanalizohet vota më 25 dhjetor gjatë rivotimit në një vendvotim që është vendimtar në këtë komunë.