Ylber Ballazhi nga Maqedonia ka fituar vendin e 1-rë në nivel evropian në fushën e stomatologjisë, përkatësisht në fushën e estetikës, njofton Portalb.
Në një konkurs i quajtur “Essentia Contest”, i cili për bazë ka pasur aftësitë estetike në teknikën “layering”, apo ndryshe siç njihet estetika orale, 28 vjeçari nga Kërçova, me punimin e tij ka arritur të mposhtë konkurentët e vendeve evropiane.
Punimi është vlerësuar lart nga komisioni i përbërë nga emra eminent në fushën e stomatologjisë si Prof. Marleen Peumans nga Belgjika dhe Dr. Javier Tapia Guadix. Vendin e dytë e ka marrë Dr. Žilvinas Budrevičius nga Lituania, ndërsa në vendin e tretë është renditur Dr. Ali Salehi nga Franca.
Dr. Ylber Ballazhi ka diplomuar dhe magjistruar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, dhe interes të veçantë ka shfaqur në estetikën e dhëmbëve duke ndjekur disa trajnime në Milano, Gjenevë, Bruksel e Vienë.