Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me partnerët e Koalicionit prej zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Partnerët, kumtoi LSDM pas takimit, pajtohen se në zgjedhje ka fituar koncepti i bashkësisë, kundrejt konceptit të ndarjeve, pasi që mbi 600.000 qytetarë kanë dhënë mbështetje për jetë.
“Është konstatuar se ndryshimet demokratike në Maqedoni nuk po ndodhin më. Maqedonia do të ketë qeveri e cila do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve në vend”, thuhet në kumtesë.
Në takim, sipas kumtesës, është folur edhe për “hapjen e mundësive për koalicione me qëllim të formimit të një qeverie stabile për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”.