Gjykata administrative ka shfuqizuar vendimin e KSHZ-së për rivotim në qendrën e votimit numër 0396/1 në komunën e Gostivarit.
Administrativja ka pranuar ankimimin e VMRO-DPMNE-së dhe ka vendosur të mos ketë rivotim në këtë qendër duke shfuqizuar edhe vendimin e vetëm të KSHZ-së në favor të partive të cilët paraqitën ankimime.
Pas kësaj, vendvotimi i vetëm ku do të rivotohet ngelet ai me numër 2011 në komunën e Tearcës ku ka gjithsejt 714 votues të regjistruar.