Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e LSDM-së për vendvotimin numër 2011 në Komunën e Tearcës në Njësinë zgjedhore numër 6, dhe votimi në këtë vendvotim shpallet i pavlefshëm, njofton Gjykata administrative përmes veb faqes zyrtare të saj.
Administrativja ka refuzuar dy paditë e LSDM-së, njëra për vendvotimin 2025 në Komunën e Tearcës dhe tjetra për vendvotimin 1978 në Komunën e Tetovës. Ka mbetur edhe një padi e LSDM-së, si dhe padija e VMRO-DPMNE-së, për të cilën KSHZ vendosi se duhet të ketë rivotim.