Me fillim prej orës 12:00 do të mbahet seancë e hapur pas padisë së ngritur nga VMRO-DPMNE kundër vendimit të KSHZ-së për pranim të ankesës së Lëvizjes BESA.
Me Këshillin e gjyqtarëve do të udhëheq Esma Alibashiq Jonuz, ndërsa anëtarë janë Rozalia Koçkovsa, Ana Gerasimovska, Tanja Terezieva dhe Elmedina Asani.
Gjykata Administrative mbrëmë ka përfunduar diskutimin për dy paditë e ngritura nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM.
Vendimet Gjykata Administrative duhet t’i sjell në afat prej 24 orëve dhe t’i publikoj në faqen e saj. Vendimet e saja janë përfundimtare.