ROBERT NESIMI
Injoroni vajtimet nga brenda e jashtë kinse për humbjen e deputetëve shqiptarë dhe rënien e peshës politike të shqiptarëve. Shqiptarët e Maqedonisë më 11 dhjetor dëshmuan se janë elektorati politikisht më i pjekur në rajon, më tepër se maqedonasit dhe më tepër se shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë. E kjo për një arsye të vetme:
Çdo vit tjetër, partitë do ishin turrur vrap për të hyrë në qeveri: sivjet partitë KANE FRIKË të hyjnë në qeveri. Më 11 dhjetor, si asnjëherë më parë, elektorati shqiptar ka krijuar realitet të ri politik: POLITIKANËVE U KA FUTUR FRIKËN NË PALCE NGA POPULLI. Kjo është vlera e vërtetë dhe më e çmuar demokratike. Kjo është demokracia.