Rreth 44 punëtorë në vend në vit humbin jetën në vendin e punës, tregojnë të dhënat e shoqatës për mbrojtje gjatë punës. Ata theksojnë se rreth 85% e punëtorëve nuk i dinë rregullat dhe obligimet që dalin nga ligji për mbrojtje gjatë punës, ndërsa obligimet ligjore punëdhënësit i ndjejnë si presion dhe shpesh i zbatojnë vetëm formalisht, përcjell alsat.
“Një fatkeqësi në punë kushton 10 herë më shumë se sa kushton parandalimi. Një fatkeqësi me rrogë mesatare prej 12 mijë denarë që faktikisht nënkupton 21 mijë denarë rrogë bruto, do të nënkuptonte se nëse në periudhë prej tre muajve, nëse e largon një të punësuar nga vendi i punës, drejtpërdrejtë punëdhënësin do ta kushtonte rreth 3 mijë euro, pse kaq para? Paramendoni që ai që është larguar edhe më tej duhet ta paguani”, deklaroi Milan Petkovski, Shoqata për mbrojtje gjatë punës.
Nga kjo shoqatë porositin se që të zbatohen më mirë standardet e sigurisë, nevojiten të dhëna të sakta dhe në kohë për fatkeqësitë në vend të punës, informim të punëtorëve dhe bashkëpunim më të madh mes sindikatave, punëdhënësve dhe shtetit. Sipas analizave, profesionet më të rrezikshme në vend ku edhe ka më shumë fatkeqësi janë bujqësia, transporti, ndërtimtaria, dhe metalurgjia e zezë.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Është fakt se ka sulm hibrid ndaj shtetit
- Mickoski: Rruga drejt BE-së është më shumë se ligje, është ndërtimi i institucioneve evropiane
- Zbardhet ekzekutimi i Bujar Nasufit, konfirmohen dy porositësit! Vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, të përfshirë edhe në vrasjen e Elis Rroshkodol
- ASH, Taravari: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt Maqedoninë, VLEN në shërbim të tij
- Shkolla e mesme e policisë do të fillojë shtatorin e ardhshëm, me dy vite gjimnazistët do të bëhen policë
- Doganierët ndalin kontrabandë ari në kufirin me Shqipërinë
- Shtyhet procesi gjyqësor për prindin i cili sulmoi dy futbollist 15 vjeçar në Shtip
- Izet Mexhiti: Kandidatët e Levicës janë në shërbim të BDI-së