Gjykata Administrative sot në një seancë publike do të vendosë për paditë e partive politike mbi vendimet e KSHZ-së. LSDM-ja ka ankimuar refuzimin e katër prej gjashtë ankesave të saj nga ana e KSHZ-së për parregullsi në disa vendvotime në njësinë e gjashtë. VMRO-DPMNE nga ana tjetër ka ankimuar vendimin e KSHZ-së për rivotim në vendvotimin 0396/1 në Gostivar pas konstatimit se një personi i është mohuar e drejta e votës dhe në emër të tij ka votuar një person tjetër. Sipas tyre, rivotimi mund të ndryshojë rezultatin përfundimtar. Analisti Petar Arsovski thotë se pavarësisht ndikimit politik në vendimet e deritanishme të gjykatës, këtë herë ajo duhet të jetë më e matur gjatë marrjes së vendimit sepse vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe bashkësinë ndërkombëtare, është përqendruar te ky institucion.
“Duke pasur parasysh se rezultatet janë shumë të afërta dhe që rivotimi mund të sjellë ndonjë ndryshim në mandate, mendoj se Gjykata Administrative do të jetë shumë e kujdesshme dhe konservative për të marrë një vendim. Mendoj se do të gjejnë arsye serioze për të lejuar rivotim në ato vende duke pasur parasysh se kjo mund të ndryshojë rezultatin dhe gjithë ambientin politik”, deklaroi analisti Petar Arsovski.
Profesori Jusuf Zejneli apelon që administrativja të marrë vendim ligjor i cili si i tillë, do të jetë e vështirë të kontestohet.
“Çështja e vendimmarrjes kryesisht duhet të jetë e bazuar në ligj sepse gjithmonë një vendim i cili bazohet në ligj është një vendim i pranuar nga ana e të gjitha palëve. Mendoj që Gjykata Administrative do të vendosë në mënyrë të pandikuar, paanuar, duke anuar vetëm në ligj sepse edhe ashtu vendimet e Gjykatave janë të zbatueshme dhe ata duhet të respektojnë në tërësi dispozitat”, deklaroi profesori Jusuf Zejneli.
Nga KSHZ-ja thonë se presin gjykimin e Gjykatës Administrative për të vendosur më pas, nëse do të ketë rivotim vetëm në vendvotimin 0396/1 ose në të gjithë njësinë e gjashtë zgjedhore.
Në vendvotimin 0396/1 të drejtë vote kanë gjithsej 892 votues, kurse më 11 dhjetor për të votuar kanë dalë 450, edhe atë; 74 për VMRO-DPMNE-në dhe 107 për LSDM-në. Në gjithë Komunën e Gostivarit, dallimi mes dy partive është 191 vota në favor të LSDM-së kurse në gjithë njësinë e gjashtë zgjedhore dallimi është 307 vota në favor të VMRO-DPMNE-së. Në shkurt, Prokuroria Speciale, mes tjerash njoftoi se janë hapur hetime mbi pesë gjykatës të Administratives, njëra prej të cilave Aneta Xhigerova e cila është pjesë e trupit gjykues për ankesat e partive si dhe katër anëtarë të KSHZ-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
/Fatlume Dervishi
Data 15.09.2025
Aktuale
- Humbi 1.000 dollarë në “piramidën online” XUEX, punonjësja e Bashkisë Divjakë tregon si ra pre e mashtrimit
- Aliu: Janë kryer 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë në Trubarevë, një person është transportuar në Klinikën për Toksikologji
- Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit
- I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare kërkon ulje dënimi në Gjykatën e Lartë
- (VIDEO) Pushteti paralajmëron hetime “të thella” për djegien e deponive
- Miqësia e përjetshme: Shtetet e Bashkuara dhe angazhimi për stabilitetin e Kosovës
- Kreu i SPAK, Dumani pret në takim zyrtar homologun e Serbisë, diskutohet bashkëpunimi kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave
- (VIDEO) Për dy ditë policia gjobiti 1549 persona, 844 për tejkalim shpejtësie