Emisioni ‘Jadi Burek’ i gazetarit pro-qeverisë së Maqedonisë tanimë njihet ku flitet me gjuhë të urrejtjes për shqiptarët dhe për etnitetet tjera në Maqedoni. Edhe këtë herë gazetari Janko Ilkoski ka qenë viktimë e talljeve nga qytetarët në lidhje direkte në telefon.
Qytetari i cili ishte mysafir nëpërmjet linjës telefonike i tregoi dy kushte moderatorit duke i thënë: Të ndryshojë emrin në Neat Grujo dhe të bëhet synet. Këto kushte i janë vënë kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, nga qytetari i shqetësuar për situatën.
Më tej gazetari e defokusoj bisedën në telefon dhe e ndërpreu linjën me qytetarin.