Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Ognen Janeski, ju ka kërkuar falje shqiptarëve në Maqedoni për ofendimet që mbështetësit e VMRO-DPMNE-së ju bënë shqiptarëve në protestat para Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
”Le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emrin e shtetit nuk e japim.” ishin disa nga fjalët ofenduese të mbështetësve të VMRO-DPMNE-së gjatë protestave kundër KSHZ-së para disa ditëve.
”Së pari, në emrin tim ju kërkoj falje: ”shqiptarëve të mallkuar” për këtë fjalor ksenofobik dhe të tmerrshëm. Së dyti ju kërkoj aktivistëve të partive politike që mos bëjnë asnjë koalicion me këtë parti. Bëj apel deri tek BDI që mos harroj këto ofendime kur të shkojnë të ulen para VMRO-së për koalicionime.” shkruan Janeski në mes tjerash./Telegrafi/