VMRO-DPMNE sonte në Gjykatën Administrative ka paraqitur padi kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për ankesat e Lëvizjes BESA dhe anulimit të rezultateve të votimit për listat e deputetëve, në vendvotimin nr. 0396/1 të zonës së gjashtë zgjedhore, në komunën e Gostivarit, njoftuan sonte nga VMRO-DPMNE.
Ky vendim i paligjshëm i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, thuhet më tej në kumtesë, drejtpërdrejt ndikon në rezultatet e përgjithshme zgjedhore, gjegjësisht në dëm të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” dhe e konteston qartë vullnetin e shprehur të shumicës së popullit maqedonas.
“Në kuadër të padisë, shërbimi juridik i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, ka dorëzuar edhe numër të caktuar të dëshmive me të cilat konfirmohet se KSHZ e ka sjellë vendimin në mënyrë të paligjshme dhe të pa bazë. VMRO-DPMNE bën thirrje që të mos kryhet trysni ndaj Gjykatës Administrative nga askush dhe gjykatësit të vendosin vetëm në bazë të ligjit. Çdo veprim tjetër do të ishte falsifikim dhe vjedhje e qartë e vullnetit të qytetarëve me inxhinjering post-zgjedhor”, thonë nga VMRO-DPMNE.