Partia Demokratike Turke, që është pjesë e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” me VMRO-DPMNE kërkojnë që të respektohet vullneti i qytetarëve, pasi që sipas tyre koalicioni i udhëhequr nga Nikola Gruevski është fitues i zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
“Ne kemi bërë maksimum në koalicionin “Për një Maqedoni më të Mirë” presim që kriza të zgjidhet, ne jemi me popullin, populli ka votuar dhe mbetemi në anën e votueseve. Ne si koalicion kemi fituar 51 deputet dhe do të vazhdojmë me atë temë”. , tha Gjunul Bajraktar nga partia PDT-së, në kongresin e djeshëm ku kryetar u zgjodh Bejxhan Iljas.
Edhe partia e Erdogan Saraçit është bashkuar me koalicionin me VMRO-DPMNE.