Mot me diell dhe i kthjellët do të jetë sot në Maqedoni. Në pjesët perëndimore do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare . Temperatura minimale do të jetë nën zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 4 deri në 9 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale deri në 10 gradë dhe ajo e ditës deri në 4 gradë. Në dy ditët në vijim, moti do të jetë stabil dhe i thatë. Mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.
Temperatura e ditës do të jetë në rritje të lehtë. Nga mesi i javës së ardhshme pritet rritje e vranësirës me reshje lokale të shiut dhe borës dhe sërish ulje të temperaturës së ditës për disa gradë Celsius.
Data 19.12.2025
Aktuale
- “Alkaloid” hapi laborator të ri mikrobiologjik, kapacitet prej 20.000 analizash në vit
- Ahmeti: Humbje e madhe për ne të gjithë, Bashkim Mani ishte bashkëluftëtar dhe themelues i BDI-së
- Arabia Saudite mirëpret vendimin e SHBA-së për të hequr sanksionet e “Aktit të Cezarit” ndaj Sirisë
- Reshjet e dendura të shiut, përmbyten rrugët e Emirateve të Bashkuara Arabe
- Shpifja ndaj Zotit dhe pengesat teologjike
- Eren në Shkup – TIKA me projekt për rinovimin e Shkollës së Mesme Profesionale të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës “Zdravko Cvetkovski”
- Haradinaj për njohjen nga Bahamas: Shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë
- Katër njohje të reja në vitin 2025, forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës

