Me Ohrin dhe me fotografinë e “Shën Jovan Kaneos” filloi artikulli në Vog, i cili këtë herë rekomandon gjashtë destinacione të Ballkanit që duhet të vizitohen vitin e ardhshëm, njofton MIA.
“Mirë se erdhët në Ohër, Maqedoni, qyteti i përkryer, plot me bukuri në Botën e vjetër, të vendosur në bregun e Liqenit brilant të Ohrit. Kjo trashëgimi botërore e UNESKO-s gjendet në udhëkryq, midis tre parqeve nacionale, duke tërhequr turistë, alpinistë dhe njerëz të cilët kërkojnë pushim. Banorët lokalë shëtisin nëpër rrugët me gurë, ndërsa kanoet enden në ujërat e liqenit të cilat luhaten. Ohri është vend ideal për tu kënaqur në sezonin e suksesshëm të verës së Maqedonisë”, shkruan Vog në tekstin e publikuar gjatë ditës së premte.
Për rishikim panoramik, Vog e sugjeron turën përmes Galiçicës deri te Liqeni i Prespës, por e rekomandon edhe vozitjen e natës me varkë deri te restoranti “Ostrovo” në afërsi të lumit Drini dhe manastiri Shën Naumi.
Ndër destinacionet ballkanike që i rekomandon Vog si neutrale janë edhe Prizreni, Beogradi, Transilvania, Himara, rajoni i Hercegovinës.