Një djalë 17 vjeçar herët në mëngjes ka marrë lëndime të rënda trupore kur ka rrëshqitur nga shkëmbi i Kodrës së Diellit, derisa dje atje gjatë rrëzimit në humnerë është lënduar një grua 34 vjeçare. Personat për mjekim në Shkup u transferuan me helikopter.
Policia kumtoi se herët në mëngjes në orën 01.35 minuta në Stacionin policor të Kodrës së Diellit, D.B. nga Shkupi ka paraqitur se në orën 1.15 përmes telefonit i është paraqitur një alpinist i cili me edhe dy alpinistë të tjerë lëvizte drejt Majës së Titos, me ç’rast ndodhi incidenti në të cilin 17 vjeçari nga Shkupi ka rrëshqitur nga shkëmbi i ngrirë dhe ka marrë lëndime të rënda dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton MIA.
Pas kësaj janë bërë përpjekje përmes telefonit të kontaktohet me grupin, por në numrat e telefonit me të cilat dispononin, nuk ka mundur të krijohet lidhje, me siguri për shkak të mosqasjes së rrjetit në hapësirë.
Rreth orës 3:15 drejt vendit ku është paraqitur se ka ndodhur incidenti janë drejtuar dy alpinistë të pajisur me pajisje adekuate për ndihmë me kushte të veçanta. Personat janë gjetur dhe me helikopter personi i lënduar është dërguar në Shkup për dhënie të ndihmës mjekësore.
Dje në orën 13:25 një i punuar në MPB ka paraqitur se në malin Kodra e Diellit në Majën e Titos në vendin e quajtur “Bakardan” një person femër ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë, me ç’rast ka marrë lëndime dhe nuk në rrezik për jetë.
Nga ana e SPB Tetovë është konfirmuar se bëhet fjalë për D.D.P. (34) e cila me helikopter është transferuar në SPQ “8 Shtatori”-Shkup që t’i jepet ndihmë mjekësore.