Përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në vend ka riaktualizuar temën e kontestit të emrit, që sipas mediave greke pritet të rikthehet në tryezën e bisedimeve që në fillim të vitit të ardhshëm. Duke u thirrur në burime brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e përditshmja greke “Katimerini”, shkruan se ndërmjetësi në bisedimet mes Shkupit dhe Athinës, është i gatshëm që ti riaktivizojë bisedimet të cilat u ndërprenë për shkak të zhvillimeve të brendshme në Maqedoni dhe Greqi.
“Nimic dështon që sa më shpejte të rifillojë ndërmjetësimin për bisedimet. Duket i gatshëm për ti vizituar dy kryeqytetet në fillim të vitit të ardhshëm, pasi në Shkup të formohet Qeveria e re, me qëllim që të njoftohet me qëllimet e Qeverisë së re, por edhe të Athinës. Pasi të krijojë një pasqyrë të qartë, do të kthehet me ide dhe propozime konkrete. Ndërmjetësi i OKB-së, i cili në shtator u takua me ministrat e jashtëm të dy shteteve, nga përvoja e din se parakusht për të pasur përparim në bisedime është që të ekzistojnë dy qeveri të fuqishme në të dyja shtetet”, shkruan Katimerini.
Sipas gazetës greke, diplomatët perëndimorë kanë drojë nga formimi i një Qeverie të dobët dhe jostabile, pasi vlerësojnë se e njëjta nuk do të mund të jetë negociatore e fuqishme për mbylljen e shpejtë të kontestit të emrit. Në shkrim potencohet se çfarëdo marrëveshje të arrihet mes dy palëve do të jetë e patjetërsueshme të miratohet nga një shumicë më e gjërë në Parlamentin e Maqedonisë. Por, sipas kushteve momentale vlerësimet janë se çdo propozim i mundshëm me siguri do të vendoset në referendum dhe do të nevojitet një mbështetje e fuqishme politike që e njëjta të miratohet.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Pas formimit të qeverisë, Nimic vjen në Shkup by tvshenjaofficial