Me homazhe tek busti i dëshmorit të UT-së Abdylselam Emini dhe tek varri i rektorit të parë të UT-së Fadil Sulejmanit, ka filluar manifestimi për shënimin e përvjetorit të 22-të të këtij Universiteti. Në mbrëmje në ambientet e Universitetit u mbajt edhe një akademi përkujtimore ku morën pjesë personalitete nga vendi, Shqipëria dhe Kosova. Para të pranishmive një fjalë rasti mbajti edhe rektori i UT-së, Vullnet Ameti.
Ndërkohë për nderë të 22 vjetorit u organizua edhe Akademi solemne në UT. Si çdo herë në përvjetorin e themelimit , edhe sivjet Universiteti i Tetovës ndau titullin Doktor Honoris Causa, për profesorin dhe njëherit ministër i arsimit në qeverinë e Kosovës Arsim Bajramin dhe profesoreshën nga Gjermania Beate Henn.
Gjithashtu, Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Universitetin e Ilinoisit Verior nga Çikago e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizuan konferencë shkencore me temë: ,,Ndikimi i politikës amerikane në promovimin e demokracisë, paqes, shtet-ndërtimit, mëkëmbjes ekonomike, si dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare, fetare dhe qytetare në vendet e rajonit”.
Arben Zeqiri /SHENJA/
22 vjetori i USHT-së shënohet me homazhe dhe… by tvshenjaofficial