Murtezani: Ali Ahmeti mezi arriti ta shpëton kësaj herë BDI
Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa në emisionin “Studio e Hapur” në gjuhën shqipe I cili emitohet në tv nova, ka pohuar se rezultati I Lëvizjes Besa nuk duhet të shihet si senzacion por si rezultat real dhe I pritshëm.
Murtezani ka pohuar se rezultatet e lëvizjes Besa mund të lëvizin për të mirë, dhe në rritje të numrit të deputetëve.
Përfaqësuesi politik I Lëvizjes Besa, poashtu ka pohuar se subjekti I tij politik në këto zgjedhje ka vendosur një standard të ri, sepse pikërisht Lëvizja Besa gjatë fushatës zgjedhore ka nxjerrë në pah vlerat kombëtare dhe njerëzorë të kandidatëve të sajë, dhe jo duke u mbështet vetëm në figurën e kryetarit të partisë, siç kanë bërë kandidatët për deputet nga Bashkimi Demokratik për Integrim, të cilët në mungesë të ofertave, janë mbështet tek figura e kryetarit, I cili me shumë mund arriti që edhe kësaj radhe ta shpëton BDI nga debakli zgjedhor.
Zybmeri: Partitë opozitare I ka dëmtuar BDI dhe PDSH
Ish deputeti I kuvendit të Republikës së Maqedonisë Abedin Zymberi në emisionin Studio e Hapur ne gjuhën Shqipe në TV NOVA, ka pohuar se partitë opozitare I ka dëmtuar Bashkimi Demokratik për Integrim I Ali Ahmeti, e cila për 15 vite nuk ka arrit ti artikulon kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe I ka detyruar që ato të shpërndahen në disa blloqe, dhe kështu të përqahet vota shqiptare.
Por një pjesë të madhe të fajit e ka edhe Partisë Demokratike Shqiptare e cila edhe pse ka pas për obligim ti ftonte në një bllok të përbashkët opozitarë të gjitha partitë dhe ta luftojnë të keqën e përbashkët, ajo me arrogancën e sajë dhe me kokë lartësin ka arrit vetëm ti shanë, ofendon dhe ti përqan edhe ma shumë partitë opozitare.
Shqiptarët në këto zgjedhje kanë humbë 4 deri më 5 deputet, për shkak mos unifikimit të partive politike opozitare, dhe për shkak shkuarjes së votave tek LSDM.
Ismaili: Shqiptarët me votën për LSDM, e kanë ulë numrin e deputetëve Shqiptarë
Përfaqësuesi I Aleancën për Shqiptarët Muhamet Ismaili, ka pohuar se vota e shqiptarëve e derdhur në konton e LSDM, ka ndikuar që të ulet numri I deputetëve shqiptarë, dhe në këtë mënyrë të ulet çmimi I shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas tij, shqiptarët tani në këtë cikël kanë pas opsion politik, dhe kanë pasë oferta dhe alternative politike për shqiptarët, për atë qëllim dolën në skenë këto parti politike, vetëm e vetëm që mos të thonë shqiptarët se nuk kishim kënd ta votojmë.
Sipas Ismailit, LSDM nuk është subjekt politik I cili do të mund të kujdeset për 4 vite për interesat e shqiptarëve.
Aleanca për shqiptarët pikërisht për këtë u formua, që ta ndryshon gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, dhe jo të bëhemi pjesë e qeverisë me çdo kushte, sepse disa anëtarë të Aleancës kanë qenë pjesë e qeverisë dhe kemi dalë nga ato pozicione./Almakos