LSDM-ja ka reaguar pas refuzimit të gjithë ankesave të saj nga ana e KSHZ-së. Nga LSDM thonë se me vendimet që i solli KSHZ-ja, tregoi se nuk është në nivel serioz të punës që e ka në lidhje me të gjitha aspektet e procesit zgjedhor.
“Institucionet e shtetit duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe t’a respektojnë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Për kundër gjithë asaj që ndodhi, disa punë janë të qarta: qytetarët zgjodhën jetë, dhe ata ndryshime tanimë po ndoshin, nuk ka më vend në politikë për persona si Nikolla Gruevski, dhe OBRM-PDUKM po shkon në opozitë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.