
LSDM-ja ka reaguar në lidhje me vendimet që ka marrë KSHZ-ja duke thënë se ajo nuk është në nivelin e detyrës dhe obligimit serioz që ka, e ajo është: mbrojtja e të gjitha aspekteve të procesit zgjedhor.
“Institucionet e shtetit duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Edhe përkundër asaj që po ndodh, disa punë janë të qarta: qytetarët zgjodhën jetën dhe ato ndryshime po ndodhin, nuk ka vend në politik për persona si Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE po shkon në opozitë”, thuhet në reagimin e LSDM-së, pasi KSHZ, refuzoi gjitha ankimimet e saj në lidhje me procesin zgjedhor. /SHENJA/