Vazhdon përzgjedhja e kuadrove maqedonas në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, pavarësisht se mbi 95% e studentëve të regjistruar janë shqiptarë. Si bartës në lëndën.
“Teoritë e sistemeve sociale”po përgatitet një kandidat maqedonas i cili ka doktoruar në sistemet sociale. Nga burime brenda këtij universiteti mësojmë se UNT po planiÞkon të merr profesor edhe për lëndën e gjuhës angleze i cili mungon pothuajse në çdo program studimorë. Si kandidat potencial për të ligjëruar këtë lëndë në UNT, jo zyrtarisht është një kandidat nga Kërçova i cili për momentin është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Tiranë dhe atje punon si profesor i përkohshëm. Alsat kërkoi qëndrim nga UNT-ja për këto informacione, por nuk morëm asnjë qëndrim.
Në muajin e fundit të semestrit të parë, UNT ende është e pakompletuar me staf akademik dhe orare për programet studimore. Ditë më parë, Alsat M publikoi edhe numrin e profesorëve që i mungojnë UNT-së, disa prej të cilëve në lëndët kryesore të programeve studimore. Nga rektorati i këtij universiteti me muaj të tërë nuk përgjigjen se si studentët do t’i plotësojnë ligjëratat e humbura deri më tani në disa lëndë. Ende nuk kemi asnjë përgjigje, ndërkohë vazhdojnë të mungojnë profesorët. Në Fakultetin e shkencave teknike, në programin Inxhinieria e transport komunikacionit, mungon profesori i lëndës bazë, Bazat e inxhinierisë së komunikacionit.
Në fakultetin e shkencave sociale, në dy programe mungojnë tre profesor. Në programin Punë dhe politikë sociale mungon profesori i lëndës e drejta familjare dhe ai i gjuhës angleze. Profesor i gjuhës angleze mungon edhe në programin e Studimeve Evropiane. Profesorë të gjuhës angleze mungojnë edhe në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Në tre programet aq sa edhe ka ky fakultet, Ndërtimtari, Gjeodezi dhe Gjeoinformatikë si dhe
Arkitekturë, nuk ka profesor që duhet të ligjërojë gjuhën angleze. Edhe në Fakultetin e shkencave teknologjike mungon një profesor. Ditëve në vijim, UNT do të dërgojë kërkesë deri në Ministri të Financave për të miratuar punësimet në këtë universitet.
Data 12.11.2025
Aktuale
- KSHZ: Zgjedhjet lokale shpallen edhe zyrtarisht të përfunduara
- Saranda Imeri: Nuk përjashtojë mundësinë që të jem kandidate për kryetare të komunës së Gostivarit
- Policia ndalon 6 tifozë në Kratovë për thirrje albanofobe dhe urrejtëse në ndeshjen KF Sileksi-KF Shkupi
- Gazetari Nevrij Ademi për ngushllime në Gjakovë: Kërkova falje dhe mirëkuptim nga familja Spahija – drejtësia për studenten Daorsën është amanet
- Sekretet e rezervave shtetërore: Bisedat e fshehta në WhatsApp që tronditën Kosovën
- Incidenti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, deputeti Kapri nga Korça: Arrestimi i Kevi Muçllarit i paligjshëm dhe me akuza të fabrikuara, AMP të hetojë Policinë
- Lloga: Të besuarit e qeverisë duhet të jenë të besuarit e popullit, ndryshe është thirrje për rezistencë
- Keqpërdorimet në Ndërmarrjet Publike, Gjorgjievski: Dokumentacioni në duart e policisë financiare

