Përfaqësuesit e Këshillit komunal të Tearcës para pak minutash kanë arritur në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për të dëshmuar për ankimimin e 16-të të LSDM-së që është në shqyrtim e sipër.
Siç raporton gazetari i TV SHENJA nga terreni, përfaqësuesit nga Tearca u pritën me brohoritje nga ana e protestuesve të VMRO-DPMNE-së të cilët tashmë tre ditë po qëndrojnë para objektit të KSHZ-së, siç shprehen ata, për mbrojtjen e votës së tyre dhe mbrojtjen e Maqedonisë.