Është duke vazhduar seanca e KSHZ-së ku shqyrtohet ankesa e fundit e LSDM-së. Më herët, KSHZ ka refuzuar 5 ankesa të LSDM-së. Kjo parti ka tërhequr dy nga gjithsej 8 ankesat e saja. Sa i përket ankesave të Lëvizjes BESA, KSHZ ka refuzuar 7, ndërsa ka pranuar një ankesë, me çka do të ketë rivotim në një vendvotim në Gostivar.
Në këto momente, po shqyrtohet ankesa e LSDM-së për vendvotimin 2011 në komunën e Tearcës, ndërsa jashtë hapësirave të KSHZ-së, disa simpatizantë të VMRO-DPMNE-së po vazhdojnë me protesta. Sikurse dje, kanë vazhduar fjalimet dhe thirrjet antishqiptare dhe anti-LSDM. Protestuesit tentojnë në çdo mënyrë që të pengojnë seancën e KSHZ-së, në të cilën dëgjohet e tërë zhurma nga jashtë. /SHENJA/