Suljeman Mehazi
Të “nderuar” udhëheqës shqiptarë, ju, të pamoralshëm e pa fije ndjenjash kombëtare, ju, mund të krijoni pashallëqe me Gruevskin, po ta dini se kurrë popullin se keni me vete, do ju denojmë rëndë në të ardhmen.
Kot e keni, ju ka mallkuar populli për të bëmat e juaja korruptive e skandaloze, punët e juaja të pista ju detyrojnë që ta përkrahëni VMRO-në; e dimë, e kemi të qartë pse kjo përkrahje fanatike e juaj ndaj Gruevskit. Fati i juaj varet prej tij, nëse Gruevski e klika e tij burgoset dhe ju do burgoseni, ju ka mbetur sharra në gozhdë, për shkak të frikës nga burgosjet tuaja keni lënë mënjanë popullin, patriotizmin, besnikërinë e keni pranuar turpin dhe tradhtine tuaj. Hallall ju qoftë, po ta dini se e drejta vonon, po nuk harron.