
Më ftohtë me -12 gradë sot në mëngjes është në Lazaropole. Në Berovë janë matur -11, në Mavrovë -9, në Krushevë -8, në Kriva Palanka -7, në Shkup, Dibër, Demir Kapi, Vinicë, Tetovë, Shtip dhe Strumicë -4, në Ohër, Manastir, Pretor, Kumanovë dhe Prilep -3 dhe zero gradë në Gjevgjeli dhe Dojran, kumtoi DPHM.
Bie borë e lehtë në male dhe në vendet më të larta në pjesët perëndimore të vendit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 13 deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej dy deri në tetë gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus tetë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në pesë gradë.
Gjatë fundjavës dhe të hënën në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla dhe me rritje të temperaturës së ditës. Nga e hëna pasdite vranësirat do të rriten duke filluar nga pjesët perëndimore dhe deri në fund të javës priten reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës.