Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi mori edhe mendimin e ekspertit për nënshkrimin e zonjës Fatime Sulejmani, ka vendosur me 6 vota pro dhe 3 kundër, që të ketë rivotim në Gostivar. Siç njofton edhe gazetarja e Televizionit SHENJA, Ajnur Bafqari, e cila po ndjek punën e KSHZ-së, bëhet fjalë për vendvotimin numër 0396/1. Mirëpo, rivotimi do të bëhet vetëm në rast se vërtetohet se numri i votuesve të regjistruar në këtë vendvotim, ndikon në ndryshimin e rezultateve zgjedhore, përkatësisht në shpërndarjen e mandateve.
Dje, me 6 vota pro dhe 3 kundër, anëtarët e KSHZ-së vendosën që të dërgohen për ekspertizë nënshkrimet e votueses nga Gostivari, Fatime Sulejmani, për të cilën Lëvizja BESA është ankuar se dikush tjetër ka votuar në emër të saj.