Gjykimi për rastin e “shuplakave të porositura” ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në të cilin prokuroria Speciale Publike ka akuzuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ish ministrin Mile Janakievski dhe ish këshilltaren e Komunës Qendër, Daniella Rangellova, do të fillojë më 20 shkurt. Kjo u vendos sot në seancën e parë përgatitore në të cilën gjykatësja refuzoi të pranojë si prova material bisedat nga bombat e opozitës, ndërsa PSP kishte propozuar edhe një dëshmitarë të fshehtë. Të akuzuarit evituan kamerat, ndërsa në emër të tyre u prononcua avokati Nikolla Dodevski.
“Sot patëm seancë përgatitore për këtë lëndë. Gjykatësi i hulumtoi argumentet të cilat u prezentuan nga Prokuroria Speciale Publike. Mbrojtja në përputhje me ligjin kishte të drejtë të shprehet për ato argumente dhe më duhet t’ju them se jam I frapuar dhe befasuar nga ajo se çfarë argumente u prezentuan nga ana e prokurorisë speciale publike”, tha avokati i Nikolla Gruevskit, Nikolla Dodevski.
Në seancën e parë ka pasur edhe disa polemika mes gjykatëses së rastit dhe prokurores speciale Fatime Fetai. Fetai ka reaguar kundër shtyerjes së procesit gjyqësorë për më 20 shkurt, ndërsa gjykatësja ka akuzuar prokuroren për ironi gjatë paraqitjes së saj. Më 15 shtator të këtij viti, Prokuroria Speciale ngriti akuzë kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013. Sipas PSP-së, i akuzuari i parë Nikolla Gruevski, në këtë rasti, i cili u shpalos edhe nga “bombat”e LSDM-së,ka qenë porositës, ndërkaq Janakieski ka pranuar që nëpërmjet anëtarëve partiak ta zbatojë dhunën ndaj Zhernovskit dhe anëtarëve të Këshillit Komunal. Zhernovski pas anulimit në seancën e parë, në nëntor, e ftoi Gruevskin që të tregojë se sa ai është me të vërtetë guximtar.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Seanca e parë për “shuplakat e porositura” të… by tvshenjaofficial