Presionet që po i bëhen ditëve të fundit Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga ana e përfaqësueve dhe simpatizantëve të VMRO-së, njohësit e rrethanave politike i vlerësojnë si përpjekje për të ruajtur rezultatin aktual, në mënyrë qëpartia e Gruevskit të mos humb mandatin dhe epërsinë ndaj LSDM-së. Analisti politik, Branko Gerovski, thotë se këto presione janë përpjekje e VMRO-së në moment të fundit që të ndryshohet vullnetii shprehur qartë i popullit, ndërsa, votuesit në këto zgjedhje, siç thekson ai, në mënyrë masive u përcaktuan për ndryshime.
“Ekziston mundësia që vendimi në KSHZ të sjell në ndryshim të vogël të rezultatit përfundimtar dhe kjo është ajo që dëshiron ta ndalon VMRO DPMNE-ja e cila është fituese e ngushtë e zgjedhjeve por pa gjasa reale të formoj Qeveri për shkak të uljes së kapacitetit për të bërë koalicion.Ajo që mundohen ta bëjnë tani këta njerëz është faktikisht me dhunë ta detyrojnë KSHZ-në të shpall fitoren e VRMO DPMNE t’ua mundësojnë që ta shfrytëzojnë atë shansë të vogël”, tha analisti Branko Gerovski.
Ndërkohë, gazetari Xhelal Neziri deklaroi se ishte e pritshme që VMRO DPMNE të protestoj para KSHZ-së me qëllim që të bëjë presion që rezultati të mbetet ky qëështë, pra të mbetet 51 me 49, gjë qëi jep legjitimitet VMRO-së dhe mandate që të filloj negociatat për formimin e Qeverisë së re.
“Në rast se do t’i merrej një deputet dhe do t’i jepej LSDM-së pra do të kishim një rezultat të nivelizuar, të barabartë midis VMRO-së dhe LSDM-së gjë që do të krijonte një situatë e cila është mbase për herë të parë ndodh në Maqedoni, e cila do të kishte një përfundim me një Qeveri të koalicionit të gjërë ose një mandat i cili do të ishte i njejtë si për LSDM-në ashtu edhe për VMRO-në në drejtim të formimit të Qeverisë së re”, tha analisti Xhelal Neziri.
Ai ka shtuar se çështja është te mandati, se cila parti do të ketë legjitimitetin dhe mandatin të krijoj atë Qeveri dhe për këtë arsye VMRO është duke bërë presion ndaj KSHZ-së.
Teuta Buçi /SHENJA/
Analistët: Presionet e VMRO-së ndaj KSHZ-së… by tvshenjaofficial