Me rikthimin e anëtarëve të KSHZ-së për të shqyrtuar ankesat e LSDM-së para këtij institucioni sërish janë mbledhur simpatizantë të VMRO-DPMNE-së për të mbrojtur siç thonë ata toren e kësaj partie në zgjedhjet e së dielës.
Të njëjtit tanimë kanë sjellur edhe drunj për t’u ngrohur, që do të thotë se përgatiten të rrinë para KSHZ-së derisa KSHZ të mbaroj me shqyrtimin e ankesave.
Seanca e djeshme e KSHZ-së ka zgjatur deri ne orën 3 e gjysmë të mëngjesit të sotëm.