Në tremujorin e dytë të këtij viti në Regjistrin e çmimeve dhe qirave janë regjistruar 5.922 transaksione prej të cilave 58 për qind bien tek shitjet, 30 për qind te blerjet, nëntë për qind te shitjet prej investuesit, gjegjësisht shitje të para të patundshmërive dhe vetëm tre për qind të blerjet nga shteti. Në këtë periudhë nuk janë regjistruar shitje përmes ankandit.
Numri më të madh të transaksioneve 2.119 ka pasur në prill, ndërsa më të vogël në maj kur janë regjistruar 1.891 transaksione. Numri më i madh i banesave 264 janë shitur në komunën e Aerodromit pas së cilës pasojnë Karposhi me 168 dhe Ohri me 151 banesa. Nga banesat e shitura 499 apo për 228 më pak nga periudha e kaluar me ndërtime të reja, ndërsa prej banesave më të shitura, janë me sipërfaqe prej 45 deri në 55 metra katrorë.
“Agjencia për Kadastër të patundshmërive në periudhën e kaluar pret të vazhdojë rritja e ofertës, gjegjësisht rritja e numrit të banesave të sapondërtuara dhe të vijë deri tek ulja e lehtë e çmimeve të patundshmërive si rezultat i aktivitetit të zvogëluara të tregut të patundshmërive”, tha drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpeski në konferencën për shtyp.
Nga të dhënat në raport, shtoi, mund të konstatojmë se në tremujorin e dytë të vitit 2016 kemi ulje të aktiviteteve në tregun e patundshmërive dhe trend zvogëlimi të numrit të transaksioneve, se oferta e banesave në treg e kënaq kërkesën dhe se për momentin ka rezerva të mjaftueshme të banesave të sapondërtuara.
“Në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 4.633 transaksione, këtë vit shënojmë rritje prej 1.289 transaksione. Megjithatë, në krahasim me transaksionet e tremujorit të parë të vitit 2016 kur në Regjistër janë regjistruar 7.922 transaksione, ose ka ulje të numrit të transaksioneve me patundshmëri për rreth 2.000. Në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2015, sivjet shënojmë rritje të shitjeve për tre për qind, si dhe rritje të shitjeve prej investuesit për një për qind, te qiratë ka ulje të transaksioneve për katër për qind, ndërsa numri i blerjeve nga Republika e Maqedonisë në tremujorin e dytë të vitit të kaluar dhe sivjet është identik, gjegjësisht është tre për qind prej numrit të përgjithshëm të transkasioneve, sqaroi Tërpeski.
Ai theksoi se në tremujorin e dytë të këtij vitit në pajtim me të dhënat nga Kadastra elektronike ka 2.842 banesa të cilat janë të pa shitura dhe ofrohen në tregun e patundshmërive, ndërsa në fazën e ndërtimit janë 7.969 banesa që është për 278 banesa të pashitura dhe 2.862 banesa më shumë në krahasim me tremujorin e parë nga viti 2016.
“Në këtë tremujor janë regjistruar 3.954 shitje me vlerë të përgjithshme prej 8.201.779.569 denarë ose rreth 133,3 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë vitin e kaluar u regjistruan 2.910 shitje me vlerë të përgjithshme prej 5.423.674.733 denarë ose 88,1 milionë euro, me ç’rast këtë vit shënojmë rritje të shitjeve për 1.044 dhe rritje të vlerës për 2.778.104.836 denarë ose 45,1 milionë euro”, tha Tërpeski.
Te qiratë në tremujorin e dytë të këtij vitit janë regjistruar 1.799 transaksione me vlerë në të qirasë së përgjithshme mujore prej 42,060.479 denarë ose 684 miliardë euro. Krahasuar me tremujorin e dytë nga vitit 2015 ka rritje të qirasë për 163 transaksione dhe rritje të vlerës për 10.701.363 denarë ose 174 mijë euro.
“Krahasuar, megjithatë me tremujorin e parë nga viti 2016 janë regjistruar 2.771 qira me vlerë të përgjithshme mujore prej 40.756.614 ose 662 mijë euro. Në këtë tremujor vërehet ulje e qirave për 972 transaksione, por rritja e vlerës për 1.303.865 denarë ose 21 mijë euro”, sqaroi Tërpeski.
Çmimet e banesave, saktëson janë stabile me nivel të luhatjes prej plus, minus 3.000 denarë. Çmimi më i lartë për metër katror hapësirë banesore prej 55.994 denarë ka në komunën e Qendrës që është për 6.649 denarë më të vogël në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, ndërsa pastaj vijon Karposhi me 54.548 denarë ose për 338 denarë më e lartë se vitin e kaluar. Çmimet e tregut të patundshmërive, theksoi, janë stabile me ulje të vogël në disa komuna në pjesën e qirave.
Në Maqedoni, siç theksoi, nën hipotekë janë dhënë 99.927 banesa ose 9.75 për qind që është shumë më e vogël nga mesatarja evropiane e cila arrin 30 për qind./tetova sot