Gazetarët janë larguar nga seanca e gjykimit për rastin TNT ku Prokuroria speciale akuzon ish kryeministrin Nikolla Gruevski, informon Zhurnal ndërkohë që mbrojtja ka kërkuar që materialet e përgjuara mos përdoren si dëshmi lidhur me rastin e që të njejtat mos kenë mundësi t’i dëgjojnë edhe gazetaret.
Gjykatësja Tatjana Mihajlova ka thënë se bëhet fjalë për seancë pregaditore ndërkohë që prokurorja speciale Fatime Fetai kishte reaguar duke thënë se sot ka pritur të mbahet seanca kryesore e gjykimit për lëndën.
Në anën tjetër mbrojtja ka kërkuar që prokuroria mos përdor dëshmitarë të mbrojtur, Mijaholova ka thënë se ka pasur edhe mangësi teknike.