
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut – Maqedonia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe SHBA që mbahet në Zagreb në kuadër të kryesimit kroat me Kartën.
Pritet në takim, ministrat e Punëve të Jashtme të këmbejnë mendime për gjendjen aktuale politike dhe sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore, me theks të veçantë në proceset euroatlantike në rajon.
Në takimin ministror Republika e Maqedonisë do ta ndërmarrë kryesimin me Kartën e Adriatikut.