Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ora tre e gjysmë të mesnatës ka ndërprerë diskutimin publik për parashtresat e ngritura nga partitë politike për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor. Vazhdimi i seancës së planifikuar gjatë ditës së sotshme.
Mbrëmë rreth orës 22 dhjetëra aktivistë të OBRM-PDUKM-së kanë protestuar para selisë së KSHZ-së në Shkup, të nervozuar me diskutimim për verifikimin e vendvotimeve.
Kujtojmë se dje Lëvizja Besa ka reaguar pas refuzimit të ankesave të saj nga ana e KSHZ-së, në lidhje me parregullsitë që ajo i kishte dorëzuar për disa vendvotime në njësinë e gjashtë zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve.
*******
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ora 03:30 ka ndërprerë një seancën publike ku shqyrtoheshin ankesat nga partitë politike për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor. Seanca është paraparë që të vazhdojë sot në mesditë.
KSHZ-ja deri më tani ka refuzuar shtatë nga gjithsej tetë ankesat e Lëvizjes BESA, ndërsa për ankesën e fundit, është paraparë që një grafolog të bëjë ekspertizë të nënshkrimit të një votueses.
KSHZ mbrëmë ka diskutuar edhe për katër nga gjithsej tetë ankesat e LSDM-së, të cilat i refuzoi, ndërsa sot pritet të vazhdojë me shqyrtimin e ankesave të mbetura.