Zgjedhjet e fundit në Maqedoni janë tema e sotme e emisionit “Arena” nga Dritan Hila në Ora News.
Deputeti me origjinë shqiptare në radhët e partisë maqedonase LSDM-ja, Muhamed Zekiri tha se rreth 70 mijë shqiptarë kishin votuar për partinë opozitare maqedonase LSDM.
Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa tha se kishin pritshmëri edhe më të lartë nga zgjedhjet. Ndërsa gazetari nga Prishtina, Xhevdet Pozhari tha se vota e shqiptarëve ishte votë e dëshpërimit.
Gazetari nga Shqipëria, Aleksandër Çipa tha se ishte kundër përdorimit të termi paternalizëm nga Shqipëria dhe Kosova ndaj Maqedonisë.
Nga biseda në studio:
Kastriot Rexhepi: Ne kishim projeksione të larta. Ne pritshim një numër prej 7-8 deputetë. Për fat të keq, sot pas një procedure të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ku partitë shqiptare që proklamojnë elementin kombëtar patriotik, përfaqësuesit e tyre votuan krah opsionit që deputetët të mbeten për VMRO-DPMNE. Edhe pse kishte dyshime për manipulime të zgjedhjeve. Ne si Lëvizje Besa jemi fituesit moral të këtyre zgjedhjeve. Një subjekt i ri ne patëm sukses të kemi grup parlamentar dhe në zgjedhjet e ardhshme do të kemi edhe përfaqësuesit tanë në grupet zgjedhore.
Xhevdet Pozhari: Vota e cila u prodhua nga këto zgjedhje parlamentare ishte votë e dëshpërimit të shqiptarëve por votë e shpresë. Votë e dëshpërimit të shqiptarëve që votuan për LSDM-në, votë e shpresës që votuan për Lëvizjen Besa.