Anëtari i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, në emisionin “Arena”, tha se ata nuk kanë pranuar asnjë ofertë për koalicionim, ndërsa shtoi se kryesia qendrore e BESËS, do të mblidhet sonte ku do të jep ofertën e saj për koalicionim.
“ Sonte do të caktohen gjitha kërkesat, kushtet, linjat e kuqe në abzë të cilave do të kishim filluar bisedime. Nuk do të presim oferta, por ne do të japim një ofertë se si do të kishin zhvilluar bisedime.”
I pyetur se a do të kishin koalicionuar me VMRO-DPMNE-në dhe PDSH-në, Murtezani tha se nuk koalicionojnë me parti “krerët e të cilëve janë të përfshirë në krim. Këto dy parti ja kanë sjell të keqen më të madhe Maqedonisë edhe shtet edhe shqiptarëve si popull.”, tha Murtezani. /SHENJA/